KQZ akrediton 30 mijë vëzhgues për procesin zgjedhor të së dieles

Aktuale

KQZ akrediton 30 mijë vëzhgues për procesin zgjedhor të së dieles

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 11:53
Foto ilustruese

Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se KQZ-ja ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëshguesve vendor dhe atyre ndërkombëtar.

Elezi ka thënë se numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 30 mijë .

Postimi i plotë:

KQZ-ja ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 30 mijë vëzhgues.

Sipas listës, KQZ-ja ka akredituar: 18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat