​DnV: Tre për qind e vendvotimeve janë hapur me vonesë

Aktuale

​DnV: Tre për qind e vendvotimeve janë hapur me vonesë

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 09:19
Ismet Kryeziu

Prej gjithsej 2,382 vendvotime, 97 për qind prej tyre janë hapur me kohë për procesin e sotëm zgjedhor, ndërsa tre për qind janë hapur me vonesë prej pesëmbëdhjetë minutash. Kjo për shkak të mungesës së materialeve teknike.

Kështu bëri të ditur, Ismet Kryeziu nga rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” që e monitorojnë procesin zgjedhor.

Përmes një konference për medie, Kryeziu tha se momentalisht gjitha vendvotimet janë aktive dhe njerëzit po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Kryeziu: Tre për qind e vendvotimeve janë hapur me vonesë

“Republika e Kosovës ka 2382 vendvotime të cilat sot 97 për qind prej tyre janë hapur me kohë, ndërsa tre për qind janë hapur pas orës 07:15 minuta për shkak se kemi pasur vonesa të materialeve, vonesa të fletëvotimeve me kusht gati në gjashtë për qind të vendvotimeve në Kosovë. Kemi pasur vulat, listat e votuesve, sprej ku ka munguar në tre për qind të vendvotimeve. Këto kanë ndikuar që ky tre përqindësh të hapet me vonesë. Por tani në momentin kur jemi duke raportuar gjitha vendvotimet janë aktive dhe njerëzit janë duke votuar”, tha ai.

Krahas kësaj, Kryeziu tha se 95 për qind e qendrave të votimeve, janë duke respektuar rekomandimet e institucioneve të shëndetësisë lidhur me pandeminë Covid 19.

Kryeziu: Në 95 për qind të qendrave të votimit është duke u bazuar në bazë të rekomandimeve të institucioneve të shëndetësisë

“Në 95 për qind të qendrave të votimit dhe vendvotimeve në Kosovë është duke u bazuar në bazë të rekomandimeve të institucioneve të shëndetësisë. Por gjithsesi kemi përqindje që ende nuk janë duke u respektuar mjaftueshëm për të ruajtur shëndetin e tyre. Po ashtu ne kemi evidentuar që 97 për qind janë të pajisur me pajisje mbrojtëse, maska 97 për qind e komisionarëve, dorëza 59 për qind e komisionarëve janë duke përdorur. Dezinfektues 94 për qind. Në pesë për qind të këtyre vendvotimeve ne shfrytëzojmë rastin t’iu bëjmë thirrje komisionarëve të përdorin këto pajisje. Por edhe qytetarëve”, u shpreh ai.

Kryeziu tha se prania e materialit propagandues vazhdon të jetë prezentë në 1 për qind të vendvotimeve, për këtë iu bëri thirrje partive politike dhe menaxherëve të qendrave të votimeve të respektojnë ligjin që thotë se të njëjtat duhet të jenë larg 100 metra prej qendrave të votimeve.

Kryeziu: Prania e materialit propagandues vazhdon të jetë prezentë në 1 për qind të vendvotimeve

“Prania e materialit propagandues që është e ndaluar me ligj prej 100 metra prej vendvotimeve nga të gjitha vëzhgimet që i kemi bërë deri më tani vazhdon të jetë prezentë në 1 për qind të vendvotimeve të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje gjitha partive dhe menaxherëve të qendrave të votimeve të përkujdesën për shmangien, apo largimin e këtyre materialeve që i kemi në qendrat e votimit ose në perimetrin afër qendrës së votimit”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat