​Haradinaj: Këto zgjedhje janë më rëndësi, na presin shumë sfida

Aktuale

​Haradinaj: Këto zgjedhje janë më rëndësi, na presin shumë sfida

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 09:42
Ramush Haradinaj

(E plotësuar - 10:05) - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi që ka votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.

Ai tha se këto zgjedhje janë të rëndësishme pasi që vendin e presin sfida të mëdha.

Haradinaj: Këto zgjedhje janë më rëndësi, na presin shumë sfida

"E ushtruam të drejtën tonë për të votuar edhe unë edhe Anita. I lus të gjithë qytetarët e vendit që ta shfrytëzojnë të drejtën e vet, pra të votojnë. Këto zgjedhje janë më rëndësi që t'iu japim legjitimitet institucioneve të Kosovës që dalin nga këto zgjedhje, na presin shumë sfida, përballja me Serbinë, situata me pandeminë edhe forcimi i brendshëm i vendit. Pra ju lutem votoni të gjithë", tha ai.

Haradinaj ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij në shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli”, në Prishtinë.

Voton Ramush Haradinaj

Ka votuar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Image

Haradinaj së bashku me bashkëshorten kanë votuar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”.

”E ushtruam të drejtën tonë për të votuar, i lus të gjithë qytetarët që të votojnë.

Na presin shumë sfida, përballja me Serbinë, situata me pandeminë, ju lutem votoni të gjithë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat