AAK: Procesi zgjedhor po shkon mirë, qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës

Aktuale

AAK: Procesi zgjedhor po shkon mirë, qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 10:53
Besnik Tahiri

(E plotësuar) - Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, deklaroi se procesi zgjedhor deri më tani është duke shkuar mirë dhe se nuk kanë vërejtur ndonjë parregullsi.

Në konferencën e parë të kësaj partie politike për ditën e sotme, Tahiri ftoi qytetarët që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.

Tahiri: Procesi në këto zgjedhje ka filluar mirë

"Informatat e para që na vijnë nga terreni nga komunat tona tregojnë se procesi në këto zgjedhje ka filluar mirë, vendvotimet janë të hapura dhe nuk raportohet për ndonjë parregullsi deri më tani. Shtabet komunale po ashtu raportojnë se përkundër reshjeve të borës shumica dërrmuese e rrugëve janë të hapura dhe qendrat e vendvotimeve janë te gatshme për qytetarët e Kosovës", tha ai.

Ai ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë, për siç tha ai për të forcuar shtetin e Kosovës.

Tahiri: Qytetarët të votojnë për të forcojnë vendin

"Në emër të AAK-së, ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që përkundër motit me borë të dalin dhe ta ushtrojnë detyrën e tyre demokratike dhe të votojnë. Të votojnë që ta forcojnë vendin si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm dhe mbi të gjitha ta forcojnë Kosovën në përballje me sfidat dhe detyrimet kryesore që do t'i ketë, ballafaqimin me Serbinë, si dhe ballafaqimin me forcimin e ekonomisë së Kosovës. Është një moment feste andaj shfrytëzojeni këtë dhe dilni të votoni", tha ai.

AAK: Procesi i votimit ka nisur mirë, nuk është raportuar për parregullsi

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për media ka bërë të ditur, se nga shtabet e tyre komunale gjithandej Kosovës, procesi i votimit ka nisur mirë dhe nuk është raportuar për ndonjë parregullsi deri më tani.

“Shtabet tona komunale poashtu raportojnë se përkundër reshjeve të borës, shumica e rrugëve janë të hapura dhe qendrat e vendvotimeve janë të gatshme për qytetarët e Kosovës”.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që përkundër motit me borë, të dalin të votojnë.

Është një moment feste andaj shfrytëzojeni këtë dhe dilni votoni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat