Përfaqësues të Ambasadës amerikane vizitojnë dhomën operative për zgjedhje të Prokurorit të Shtetit

Aktuale

Përfaqësues të Ambasadës amerikane vizitojnë dhomën operative për zgjedhje të Prokurorit të Shtetit

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se këshilltarja e lartë ligjore nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Lana Owens, ka vizituar dhomën operative të Prokurorit të Shtetit, të cilët janë të angazhuar për mbrojtjen e votës gjatë ditës së zgjedhjeve.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se e kanë njoftuar këshilltaren me aktivitetet të cilat janë duke u zhvilluar nga të gjitha regjionet nga prokurorët e caktuar dhe nga stafi mbështetës si dhe koordinimi i cili është duke u zhvilluar me institucionet tjera si: Policia e Kosovës dhe Komisioni Qendror për Zgjedhje.

“Ndërkaq, znj. Owens ka vlerësuar punën që po bën Prokurori i Shtetit për ta siguruar integritetin e procesit zgjedhor. Natyrisht, ajo tha se e gjitha varet edhe nga qytetarët e Kosovës, jo vetëm duke  votuar por edhe duke raportuar në Policinë e Kosovës dhe Prokurori çfarëdo mashtrimi apo keqpërdorimi të mundshëm të votës.

Lana Owens, nga dhoma operative e Prokurorit të Shtetit, bëri thirrje që çdo gjë të gabuar që shihni ta raportoni në organet kompetente”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Prishtinë, 14 shkurt 2021 – Këshilltarja e lartë ligjore nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Lana Owens, ka vizituar dhomën operative të Prokurorit të Shtetit, të cilët janë të angazhuar për mbrojtjen e votës gjatë ditës së zgjedhjeve.

Gjatë kësaj vizite, znj. Owens u njoftua nga Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, me angazhimin që është duke u bërë në dhomën operative në mbrojtjen e votës, përmes monitorimit në teren.

Po ashtu, ajo u njoftua me aktivitetet të cilat janë duke u zhvilluar nga të gjitha regjionet nga prokurorët e caktuar dhe nga stafi mbështetës si dhe koordinimi i cili është duke u zhvilluar me institucionet tjera si: Policia e Kosovës dhe Komisioni Qendror për Zgjedhje.

Ndërkaq, znj.  Owens ka vlerësuar punën që po bën Prokurori i Shtetit për ta siguruar integritetin e procesit zgjedhor. Natyrisht, ajo tha se e gjitha varet edhe nga qytetarët e Kosovës, jo vetëm duke  votuar por edhe duke raportuar në Policinë e Kosovës dhe Prokurori çfarëdo mashtrimi apo keqpërdorimi të mundshëm të votës.

Lana Owens, nga dhoma operative e Prokurorit të Shtetit, bëri thirrje që çdo gjë të gabuar që shihni ta raportoni në organet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat