Një qytetar në Prizren fotografon voten, shoqërohet në Polici

Aktuale

Një qytetar në Prizren fotografon voten, shoqërohet në Polici

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 12:13
Belkize Hoxha

Një votues ka fotografuar votën në një qendre votimi në Prizren, ndërsa më pas është shoqëruar në Polici.

Rasti ka ndodhur saktësisht në qendrën e votimit në shkollën “Nazim Kokollari” në Prizren.

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 10:03.

Belkize Hoxha menaxhere në këtë qendër tha se në këtë qendër një përfaqësuesi i KDI-së ka vërejtur se një votues ka fotografuar votën.

Më pas tha ajo në bazë të procedurave rastin e kanë njoftuar në Polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat