Procesi i votimit zhvillohet edhe brenda burgut

Aktuale

Procesi i votimit zhvillohet edhe brenda burgut

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 14:13
Foto ilustruese

Sot të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare kanë edhe të burgosurit.

Në burgun e sigurisë së lartë në Dyz po vazhdon procesi i votimit të qytetarëve që po e kryejnë dënimin aty.

Drejtori i këtij burgu, Burim Buleshkaj, ka treguar se secili i burgosur që mbahet në institucionet korrektuese gjithherë e ka pasur të drejtën për votë.

“Kemi 158 të burgosur, e nga ta sipas listës së KQZ-së 85 do ta kenë të drejtën për votim. Nuk e dimë arsyen se pse vetëm 85 prej tyre kanë të drejtë vote, ndoshta KQZ-ja ka bërë ndonjë pastrim liste”.

“Të burgosurit kanë qasje në mediat vendore, pra në kanale vendore dhe kanë pasur kohë mjaftueshëm, ndoshta si askush tjetër, për ta ndjekur fushatën dhe debatet e ndryshme”, u shpreh Buleshkaj .

Me faktin se mund të votojë edhe nga burgu, të lumtur u shprehën edhe disa të burgosur, duke thënë se janë të kënaqur që konsiderohen të barabartë me qytetarë të tjerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat