Policia vlerëson se procesi zgjedhor po shkon në rregull, vetëm dy raste të inicuara

Aktuale

Policia vlerëson se procesi zgjedhor po shkon në rregull, vetëm dy raste të inicuara

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 17:17
Baki Kelani

Policia e Kosovës është duke përcjellur procesin zgjedhor që po mbahet sot në vend.

Me planin policor janë angazhuar gjashtë mijë zyrtarë policorë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një intervistë ka vlerësuar se i gjithë procesi zgjedhor po shkon në mënyrë të qetë.

“Policia e Kosovës vlerësuar në aspektin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor vlerëson se ky proces po kalon në mënyrë në qetë deri në ora 16:00 dhe pa ndonjë incident madhor që do të pengonte mbarëvajtjen e zgjedhjeve”.

Kelani konfirmoi se deri në ora 16:00 janë inicuar vetëm dy raste.

“Deri tani janë iniciuar dy raste që ndërlidhen me procesin zgjedhor, njëri rast në Prishtinë dhe tjetri në Prizren që kanë të bëjë me rastin “Cenim i fshehtësisë së votimit. Në konsultim me prokurorin rastet janë proceduar me procedurë të rregullt:.

Kelani shtoi se Policia e Kosovës ka trajtuar edhe informacione të tjera dhe raste të cilat nuk ndërlidhen me procesin zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat