Tollovi në disa qendra të votimit në Prishtinë – mungojnë fletëvotimet

Aktuale

Tollovi në disa qendra të votimit në Prishtinë – mungojnë fletëvotimet

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Edhe 45 minuta kanë mbetur për të përfunduar zgjedhjet e parakoshme parlamentare.

Mirëpo, në disa qendra të votimit sikurse në “Ali Sokoli”, “Hasan Prishtina” dhe në “Dardani” në Prishtinë po mungojnë fletëvotimet.

Sipas lexuesve në këto qendra janë krijuar tollovi të mëdha për shkak të mungesës së tyre.

Mediat kanë tentuar të marrë një përgjigje nga KQZ për këtë temë por nuk ishin të qasshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat