Prishtinë: Asistoi në votim për nënën e tij 84-vjeçare, mbetet pa votuar

Aktuale

Prishtinë: Asistoi në votim për nënën e tij 84-vjeçare, mbetet pa votuar

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Një qytetar nga komuna e Prishtinës është ankuar se komisionerët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ia kanë mohuar atij të drejtën e votimit.

Qytetari Kushtrim Demiri, deklaroi se ai paraprakisht kishte asistuar për nënën tij e cila i ka 84 vjet.

“ Kam asistuar për nënën 84-vjeçare. I kam ndihmuar për të votuar. Por, kur kam shkuar për të votuar tek Fakulteti Filologjik, nuk më kanë lënë. Më ka mbetë pak ngjyrë spreji tek një pjesë në dorën e majtë dhe më thanë që nuk mundesh me votu, sepse ke votuar edhe më herët”.

“Unë ju thashë që ta ftojnë edhe prokurorin. Nëse kam votuar, edhe le tӕ më burgosin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat