Shtyhet për gjysmë ore konferenca e KQZ-së

Aktuale

Shtyhet për gjysmë ore konferenca e KQZ-së

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 19:47
Valmir Elezi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për gjysmë ore konferencën e katërt për sot të cilën e kishte paralajmëruar për në orën 19:30.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi e ka konfirmuar këtë.

Ai ka thënë para mediave se shtyrja e kësaj konference ka ndodhur për shkak se në disa qendra të votimit ka pasur radhë të qytetarëve që kanë qenë duke pritur për të votuar.

“Në disa qendra të votimit a pasur raste që qytetarët kanë qenë duke pritur për të votuar. Duhet të presim që të përfundoj votimi edhe në këto qendra ku ka pasur radhë”, ka thënë Elezi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat