Ahmeti uron Vetëvendosjen, këto janë fjalët e tij

Aktuale

Ahmeti uron Vetëvendosjen, këto janë fjalët e tij

Nga: A.SH Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 19:56
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai thotë se pavarësisht rezultateve finale, një gjë është e qartë legjimitetin për të qeverisur me Kosovën në 4 vitet e ardhshme e ka Lëvizja Vetëvendosje. Këtë legjitimitet e ka pas pak kush ose më mirë me thënë askush, në zgjedhjet e pasluftës

Postimi në Facebook:

Se a i kanë fituar nën apo mbi 50 përqind me votat apo pa votat e minoriteteve janë çështje që mund të përcaktojnë vetëm margjinat e qeverisjes dhe koalicionet e (pa)nevojshme. Po ashtu diskutimi se a ka qenë votë për LVV apo kundër partive tjera është çështje për debate televizive.

Por, një gjë është e qartë pavarësisht rezultateve finale - legjimitetin për të qeverisur me Kosovën në 4 vitet e ardhshme e ka Lëvizja Vetëvendosje. Këtë legjitimitet e ka pas pak kush ose më mirë me thënë askush, në zgjedhjet e pasluftës.

Urime Lëvizjes dhe urime qytetarëve për edhe një palë zgjedhje demokratike. Shpresojmë se do të kenë mundësinë të ballafaqohen me problemet reale dhe të mëdhaja që i ka në këto momente Republika e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat