Këshilltari amerikan i Albin Kurtit reagon pas Exit Poll-it që e nxjerrë fituese VV-në

Aktuale

Këshilltari amerikan i Albin Kurtit reagon pas Exit Poll-it që e nxjerrë fituese VV-në

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 20:09
Albin Kurti dhe

Ish-menaxheri i fushatës së Barack Obamas, tash këshilltar i Albin Kurtit në zgjedhje, Arun Chaudhary, ka shpërndarë në Twitter ‘EXIT POLL-in’ ku e nxjerrë VV-në me 53%.

Sipas këtij EXIT POLL, i punuar nga institute ‘Gani Bobi’ dhe ‘Albanian Post’, bashkë me Kanal10, e ka nxjerrë partinë e Albin Kurtit fituese të zgjedhjeve të sotme më 53%.

Përkundër se ky EXIT POLL po ia bën qejfin këshilltarit amerikan të Kurtit, ky i fundit, vazhdimisht ka pasur raporte konfliktuoze me gazetarin Haxhiu, i cili ka porositur dhe prezantuar sonte matjen elektorale.

EXIT POLL-I i Albanian Post partinë e dytë e ka nxjerrë PDK-në më 20%, pasuar nga LDK-ja më 17% dhe AAK-ja partia e fundit parlamentare më 7%.

Ashtu siç edhe pritej, EXIT POLL-i NISMA’n e Fatmir Limajt e lë jashtë Kuvendit, më vetëm 2%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat