Lirak Çelaj i PDK-së: Partitë tjera e pranuan se LVV po fiton, elektorati shkon me fituesin

Aktuale

Lirak Çelaj i PDK-së: Partitë tjera e pranuan se LVV po fiton, elektorati shkon me fituesin

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 20:36
Zyrtari i PDK-së, Lirak Çelaj

Zyrtari i PDK-së, Lirak Çelaj thotë se rezultati i tillë nuk është pritur por të gjithë e kanë pritur një fitore bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai thotë se edhe subjektet tjera politike e pranuan se LVV po fiton dhe kjo është një dukuri e gjithë botës që elektorati shkon me fituesin.

“Kjo i dha më shumë forcë Vetëvendosjes, pasi që ata që ishin të pa vendosur shkuan me Vetëvendosjen në cilësinë e fituesit, duke i lënë partitë tjera me vetëm elektoratin e saj”, tha ai.

Çelaj thotë se ndryshimi i pushteteve është dukuri normale, por sipas tij është shqetësuese që ka ndodhur një polarizim i shoqërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat