​DnV publikon rezultatet: LVV udhëheq me 48,9 për qind, Nisma nuk e kalon pragun

Aktuale

​DnV publikon rezultatet: LVV udhëheq me 48,9 për qind, Nisma nuk e kalon pragun

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 23:10
Demokracia në Veprim

(E plotësuar 23:40) - Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Demokracia në Veprim, Lëvizja Vetëvendosje është partia e cila ka marrë 48,9 për qind të votave të qytetarëve. Pason PDK-ja me 16,93 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur të kalojë pragun me 2,5 për qind.

Kështu ka bërë të ditur, Ismet Kyreziu nga rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, i cili ka theksuar se bazuar në mostrën e përzgjedhur LVV udhëheq me 48,9 për qind.

Kryeziu: LVV udhëheq me 48,9 për qind

“Rezultatet preliminare për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021 bazuar në mostrën e përzgjedhur janë këto: LVV udhëheq me 48,9 për qind, me marzhë të gabimit (+, -1,71 për qind). E pasuar nga PDK me 16,93 për qind me marzhë të gabimit (+, - 1, 15 për qind). Subjekti i tretë i renditur është LDK, me 13,34 për qind me marzhë të gabimit (+, -0,7 për qind). Subjekti i katërt AAK me 7,45 për qind me marzhë të gabimit, (+, - 0,88 për qind). Lista Serbe është me 4,64 për qind margjina e gabimit 1,65 për qind. Subjekti politik i cili ka qenë i përfshirë si subjekt parlamentar është Nisma me 2,5 për qind me margjinë të gabimit ( +, - 0,43 për qind. Subjektet tjera janë 6,90 për qind”, ka njoftuar Kryeziu.

Ai ka bërë të ditur që në këto rezultate preliminare nuk janë të përfshira edhe votat me kusht edhe ato nga diaspora. Tutje, ai ka vlerësuar se zgjedhjet e së dielës kanë dëshmuar kulturën e lartë demokratike të qytetarëve të Kosovës.

Kryeziu: Është zhvilluar në frymën e standardeve demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta

“Ecuria e ditës së sotme të votimit, është zhvilluar në frymën e standardeve demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta. Procesi i votimit ka rrjedhur në mënyrë të qetë edhe pse i shoqëruar me disa parregullsi të cilat kanë qenë prezente edhe në zgjedhjet paraprake, mendojmë se këto parregullsi nuk e kanë cenuar integritetin e këtij procesi zgjedhor. Qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar sot një kulturë të lartë demokratike, duke dalur duke votuar në një kulturë të lartë dhe më të lartë”, ka thënë ai.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë votuar 46,90 për qind të qytetarëve me të drejtë vote. Në këto zgjedhje pjesëmarrja e qytetarëve që votuan ishte afër 3 për qind më e madhe sesa në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2019. 

***

Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, të cilat rendisin Lëvizjen Vetëvendosje parti fituese me rreth 49 për qind të votave.

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim në një konferencë për media sonte ka bërë të ditur rezultatet preliminare të kësaj organizate për zgjedhjet në Kosovë.

"LVV- 48,95 për qind, e pasuar nga PDK- 16,93 për qind. Subjekti i tretë është LDK 13,34 për qind. Subjekti i katërt AAK 7,45 për qind. Lista Serbe 4,64 për qind. Subjekti i cili nuk e kalon pragun është Nisma me 2,5 për qind. Nuk janë të përfshira votat me kusht dhe votat nga diaspora", ka thënë Kryeziu.

Ai tha se nuk kanë informatë për votat me kusht dhe për diasporën, edhe kjo është një përqindje e lartë, ndaj tha se pritet që ajo të reflektojë në përqindje.

“Demokracia në Veprim vlerëson se ecuria e votimit ka qenë në frymën demokratike. Ka qenë ecuri e qetë, mendojmë se këto parregullsi nuk e kanë cenuar integritetin e procesit të zgjedhjeve”, u shpreh Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat