​KQZ nuk del sonte me rezultatet preliminare

Aktuale

​KQZ nuk del sonte me rezultatet preliminare

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 23:22
Valmir Elezi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do t’i paraqesë rezultatet preliminare sonte, por ka kërkuar t’iu referohen vetëm ueb-faqes së KQZ-së, lidhur me rezultatet pas zgjedhjeve të sotme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një konference për medie tha se numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është duke vazhduar.

Elezi: Nuk do të kemi një paraqitje tjetër të radhës për sonte nga KQZ

“Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është duke vazhduar dhe gjithashtu edhe procesimi i të dhënave në ueb-faqen e KQZ-së. Deri më tani ka shkuar më shumë se 71 për qind ky procesimi i të dhënave që po vinë nga qendrat e votimit...në mënyrë që mos t’iu mbajmë edhe shumë gjatë këtu, më lejoni t’iu njoftoj se vazhdoni t’iu referoni ueb-faqen e KQZ-së, ashtu ku po shfaqen kohë pas kohë rezultatet që na vinë nga qendrat e votimit gjithandej Kosovës. Gjithashtu ju njoftoj se nuk do të kemi një paraqitje tjetër të radhës për sonte nga KQZ”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat