Andoni: Vetëvendosje e ka të pamundur që të krijojë e vetme qeverinë

Aktuale

Andoni: Vetëvendosje e ka të pamundur që të krijojë e vetme qeverinë

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 09:10
Ben Andoni

Gazetari Ben Andoni u shpreh në Euronews Albania se KQZ-ja e Kosovës ka një rritje shumë profesionale në menaxhimin e zgjedhjeve.

Gazetari nënvizoi se edhe në zgjedhjet e fundit KQZ ka treguar se është një institucion i pjekur.  

Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve,  Andoni theksoi se Lëvizja Vetëvendosje e ka të pamundur që të krijojë e vetme qeverinë, pasi duhet të marrë mbi 50% të votave.  

“Vota bazë e Vetëvendosjes është vota e të rinjve. Një pjesë të rinjve vijnë nga zonat rurale dhe mund të ketë një lloj transformimi në qytete por gjithsesi duke dituar atë pjesën klanore besoj që edhe forca e partive tradicionale mund të jetë rritur”, u shpreh Andoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat