Ramë Lahaj pas fitores së VV-së: Më gëzon mobilizimi qytetar për t'i ndëshkuar kaubojtë e kapadaitë që sillen si pronarë institucionesh

Aktuale

Ramë Lahaj pas fitores së VV-së: Më gëzon mobilizimi qytetar për t'i ndëshkuar kaubojtë e kapadaitë që sillen si pronarë institucionesh

Nga: G.B Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 09:58
Ramë Lahaj

Tenori Ramë Lahaj ka uruar të gjithë për ndryshimin që e deshëm të gjithë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se e ka gëzuar forca dhe mobilizimi qytetar për t'i ndëshkuar të gjithë kaubojtë e kapadaitë që sillen si pronarë institucionesh e jo si udhëheqës të tyre, për të mirën e qytetarit dhe kombit, përcjell Bota sot.

Ai ka falënderuar edhe mërgatën për votimin që ka bërë.

Postimi i tij i plotë:

Të dashtun bashkatdhetarë.

Urime ndryshimi që e deshëm të gjithë!

Çka më gëzon tej mase, është forca dhe mobilizimi qytetar për t'i ndëshkuar të gjithë kaubojtë e kapadaitë që sillen si pronarë institucionesh e jo si udhëheqës të tyre, për të mirën e qytetarit dhe kombit.

Një falënderim i veçantë për mërgatën tonë të mrekullueshme që gjithmonë dhe çdo kohë tregon se është pjesa më e rëndësishme e kombit, duke e dhënë kontributin më të madh në luftë e paqe.

Gëzuar të gjithëve e na priftë e mbara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat