Pacolli: Në një demokraci është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin

Aktuale

Pacolli: Në një demokraci është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin

Nga: A.Z Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 10:11
Behgjet Pacolli

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kur numërimi i votave shkon drejt fundit, mund të konstatojmë se fituesi i zgjedhjeve është LVV.

Pacolli ka falendëruar qytetarët që vendosën standart të lartë në këtë proces zgjedhor.

Më tej ka shtuar se pas rezultateve është e rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë:

Kur numërimi i votave po shkon drejt fundit, ne mund të konstatojmë se fituesi i zgjedhjeve është LVV. Në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin. Unë do të doja të falënderoja të gjithë qytetarët e vendit që vendosën edhe një herë një standard të lartë në këtë proces zgjedhor, pa ndonjë incident dhe me dalje të lartë. Pas certifikimit të rezultateve është e rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat