LDK-ja merr goditje të fortë në Fushë Kosovë, bie bastioni i Burim Berishës

Aktuale

LDK-ja merr goditje të fortë në Fushë Kosovë, bie bastioni i Burim Berishës

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 11:59
LDK

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vota e vetme në Fushë Kosovë, më shumë se të gjitha subjektet tjera politike bashkë.

9584 vota i ka marrë VV në Fushë Kosovë, apo 55.57%.

Dikur bastion i LDK-së, komuna e Burim Berishës ka rënie drastike në vota. Vetëm 2992 vota i ka marrë LDK në zgjedhjet e djeshme në këtë komunë.

E treta në Fushë Kosovë është PDK-ja që ka 2342 vota, apo 13.21%. AAK ka marrë vetëm 401 vota në këtë qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat