Krasniqi-Goodman: Së shpejti me institucione të reja, larg familjarizimit e klientelizmit

Aktuale

Krasniqi-Goodman: Së shpejti me institucione të reja, larg familjarizimit e klientelizmit

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 12:26
Vasfije Krasniqi-Goodman

Vasfije Krasniqi-Goodman, që është gruaja e parë e cila foli publikisht për tmerrin e përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, ishte kandidate për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën të dielën e 14 shkurtit.

Krasniqi-Goodman ishte në listën e Vetëvendosjes, e cila parti deri në numërimin e deritanishëm të fletëvotimeve del të jetë partia e parë.

Me këtë rast ka shkruar, Krasniqi-Goodman.

Ajo shkruan për maturinë e krijuar nga qytetarët gjatë procesit zgjedhor. Krasniqi-Goodman shkruan për rezultatin e VV-së, për çka thotë se së shpejti Kosova do të ketë institucione të reja e me koncepte të reja bashkëkohore e larg familjarizimit e klientelizmit.

“Këto zgjedhje të jashtëzakonshme, kjo ditë e shënuar për të ardhmen e popullit, të cilit i përkas, folën për një kulturë të lartë demokratike, që elektorati shprehu gjatë procesit të votimit. Në kushte kohore, shëndetësore e politike, që mund të koincidojnë veç̧ një herë në njëmijë, populli i Republikës së Kosovës, demonstroi qetësi, maturii dhe entusiazëm njëkohësisht. Kjo është fitorja e parë, e dyta është ajo që tashmë e njohim: predominimi i Lëvizjes Vetëvendosje. Së shpejti do të kemi institucionet e reja, me njerëz të rinj e që do të drejtojnë me mentalitet të ri, me koncepte të reja bashkëkohore, larg familiarizmit e klientelizmit të dekadës së fundit. Me porositë e të madhes Nënë Tereze, që shihen lart mbi kokat tona, unë vërtet ju uroi të gjithëve! Urime Kosovë! Përpara Kosovë!”, shkruan Krasniqi-Goodman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat