Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së parashikon shpërbërjen e LDK-së: Ja pse nuk e shpëton dorëheqja e Mustafës

Aktuale

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së parashikon shpërbërjen e LDK-së: Ja pse nuk e shpëton dorëheqja e Mustafës

Nga: P.R Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 18:40
Isa Mustafa

Pas 11 vitesh, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Po ashtu, dorëheqje ka dhënë edhe e gjithë kryesia e LDK-së pas rezultatit katastrofal në zgjedhjet e së dielës, ku morën vetëm 13 të votave.

Dorëheqja e Mustafës, ka nxitur reagimin e familjes së anëtarit të vrarë të LDK-së, HakiImerit.

Përmes një postimi në facebook, familja Imeri ka treguar arsyet, që sipas tyre dorëheqja e Isa Mustafës nuk e shpëton LDK-në.

Postimi i plotë:

Isa Mustafa dha dorëheqje, kjo nuk e shpëton LDK-në.

Kryesia duhet të dorëhiqet. Edhe dorëheqja e kryesisë nuk e shpëton LDK...!

Elektorati i LDK-së tashmë ka migruar në LVV dhe listën Vjosa. Aty ndihet i vlerësuar, më i respektuar dhe aty do të qëndrojë për një kohë të gjatë.

LDK -ja përfundimisht do të shpërbehet, nuk ka forcë që mund ta bind elektoratin e LDK të rikthehet aty, nuk ka personalitet aty që punon në favor të votës së lirë, të gjithë janë bashkëpunëtor, direkt ose indirektkukulla të Isa Mustafës.

Ketë skenar ogurzi ia kurdisen qëllimisht LDK-së Isa Mustafa dhe klani i tij. E zaptuan, sunduan e shkërdhyen dhe shpërbën, pastaj hodhën si mbeturinë në Humnerë. Ky është fati i partisë së Ibrahim Rugovës.

Misioni i Isa Mustafes ështëpërmbushur. Kësaj kllape mafioze i erdhi në ndihmëBehgjetPacolli një eksponent i njohur që bart arkivolin e LDK-së me zell...! Personazhi ish taksist në Moskë në fund të viteve 80-90 person i akuzuar dhe përfolur për vrasje të patriotëve shqiptar, ai tamam mund të jetë nihmaqar në këso situatash, ky është bashkëpunëtori i fundit i Isa Mustafes nga 'jashtë' .

U shprehim ngushëllime të gjithë atyre që besuan në IsaMustafen dhe vizionin e tij për ta fundosur dhe varrosur LDK.. Një parti që dikur ishte lëvizje kundër okupatorit serb sot nuk mundi te mbijetojë thikave të Isa Mustafës dhe klanit të tij mafioz.

LDK mori fund 'rugovistët' zhurmagjinjë le ti bien kavallit. LVV dhe Lista Vjosa janë Ardhmëria e Kosovës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat