Parregullësitë që u shënuan në ditën e zgjedhjeve

Aktuale

Parregullësitë që u shënuan në ditën e zgjedhjeve

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 19:37
Ilustrim

Komisionerja nga Veriu i Mitrovicës parashtron ankesë në PZAP, qytetarët e nacionalitetit serb tentuan të votojnë disa herë

Kjo komisionere erdhi për të paraqitur një ankesë në Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sara Xhaka, të dielën punoi si komisionere në qendrën e votimi “ Sveti Sava” në Veriun e Mitrovicës.

Por, në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare Xhaka vuri re ca pa rregullsi .

Andj ajo erdhi që këtë ankesë të përcjellë në PZAP, e deri në Prokurori.

E derisa rasti do të jetë në shqyrtim, ajo nuk ka dashur të prononcohet për Televizionin.

Megjithatë kjo e fundit përmes rrjetit social facebook, mbrëmë ka deklaruar në lidhje me këtë.

Sara Xhaka, komisionere në Mitrovicën e Veriut

“Ne qendren e votimit “Aziz Sylejmani” (e njohur si Sfeti Sava) ne pjesen veriore te Mitrovices, plot serbe jane duke votuar 2-3 per person, e besa do edhe ka 3-4 here! Une jom komisionere tek dhenia dhe vulosja e fletevotimeve dhe nje shqiptare tjeter eshte tek kutia e votimit, kurse te gjithe komisioneret tjere ne tavoline jane serb-foles.”

Madje kjo e fundit ka thene se kryesuesi i kësaj qendre ishte në dijeni për këtë.

Një tjetër rast u raportua edhe në Skenderaj, ku pati një përleshje mes vëzhguesve të PDKse dhe të VVSë.

Kjo ankesë dhe të tjerat po shqyrtohen nga PZAP.

Madje këta të fundit thonë se kanë pranuar mbi 100 ankesa.

Megjithatë ndryshe po thonë nga KQZ.

Valmir Elezi nga ky institucion thotë se ata kanë pranuar vetëm 7 ankesa në zyrën Operative.

Qytetarët e veriut të Mitrovicës kanë pasur mundësi të votojnë në 7 qendra të Votimit, me 29 vendvotime ku të drejtë vote patën 17 mijë votues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat