Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së

Aktuale

Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 20:02
Sadik Makolli

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Sadik Makolli.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i OVL-UÇK, Faton Klinaku.

Klinaku thotë se Sadik Makolli i takonte organizimeve të hershme ilegale të viteve 80′.

Postimi i tij i plotë:

Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot, me 15.02.2021, nga një sëmundje e shkurtër ndërroj jetë shoku ynë bashkëveprimtar, Sadik Makolli.

Sadiku, i takonte organizimeve të hershme ilegale te viteve 80, veprimtar i hershëm i LPK-së, LKÇK-së, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves, dhe dikur në OVL UÇK ishte kryetar i degës së Artanës dhe i Këshillit Drejtues në qendër.
I qoftë i lehtë dheu mbi varr!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat