Vjosa Osmani e mposhtë me vota Glauk Konjufcën në këtë komunë

Aktuale

Vjosa Osmani e mposhtë me vota Glauk Konjufcën në këtë komunë

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 10:52
Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Levizja “Vetëvendosje” është renditur partia e parë në qytetin e Kaçanikut, me 8759 vota apo 57.95%.

Media ka publikuar rezultatet e votave të disa prej kanditatëve të listës së LVV-së.

Kësisoj, Vjosa Osmani mori 5496 vota nga qytetarët e Kaçanikut. Ndërsa, numri 3 në listën e LVV-së, Glauk Konjufca siguroi 3474 vota.

Kurse, kandidati i kësaj komune, Milazim Salijaj fitoi 5451 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat