Osmani urohet për Pavarësi nga mbreti i Suedisë dhe i Belgjikës, presidenti i Zvicrës dhe ai i Kroacisë

Aktuale

Osmani urohet për Pavarësi nga mbreti i Suedisë dhe i Belgjikës, presidenti i Zvicrës dhe ai i Kroacisë

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 20:27
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentës Vjosa Osmani, ka pranuar telegrame urimi për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga mbreti i Suedisë Carl Gustaf R, mbreti i Belgjikës, Philipe Roi des Belges, presidenti i Konfederatës zvicerane Guy Parmelin dhe presidenti kroat Zoran Milanoviq.

Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R dhe ai i Belgjikës, Philipe Roi des Belges në telegramet e tyre kanë uruar popullin e Kosovës për ditën e pavarësisë.

Ndërkaq presidenti i Konfederatës zvicerane Guy Parmelin, duke përmendur marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet të të dy vendeve, ka shprehur kënaqësinë që ky bashkëpunim vazhdon të thellohet pavarësisht rrethanave të krijuara nga pandemia.

Edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka përmendur sfidat e shkaktuara nga pandemia, duke shfaqur gatishmërinë e shtetit të tij për ta mbështetur Kosovën në rrugën e integrimit evropian.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat