KQZ tregon se kur do të numërohen votat me kusht dhe me postë

Aktuale

KQZ tregon se kur do të numërohen votat me kusht dhe me postë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 00:20
KQZ

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve që nga dita e diel po bëhet punë për të nxjerrë rezultatin final të zgjedhjeve të parakohshme.

Burim Ahmetaj, kryeshef ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, ka thënë që i gjithë materiali i ndjeshëm tashmë është brenda QNR-së.

“Pas procesit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotim, i gjithë materiali paketohet dhe dërgohet në QNR. Pranimi i materialit nga të gjitha komunat ka ndodhur me datën 15 shkurt, në orët e herhshme të mëngjesit dhe ka vazhduar deri në mesnatë”.

Ahmetaj tha që pritet që brenda disa ditëve të nisë numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat që kanë arritur përmes postës.

“Kemi shumë procese tjera për t’i kompletuar. Bëhet fjalë për skanimin e listës përfundimtare të votuesve e cila është procesi i parë që bëhet”.

“Pastaj, do të fillojë regjistrimi i të gjithave votave me kusht dhe do të kontrollohen të gjitha të dhënat e votuesve që kanë votuar në ditën e zgjedhjeve  në mënyrë që të fillojë numërimi i votave me postë dhe me kusht”.

“Përkundër faktit që QNR po punon në tri ndërrime, deri në certifikimin e rezultateve, kemi edhe shumë procese  përpara që nuk mund të themi për sa ditë bëhet fjalë, por do të punojmë intensivisht që t’i kryejmë të gjitha këto procese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat