Në mungesë të Rexhep Selimit, Vetëvendosje po mendon ta vendosë këtë zyrtar si ministër të brendshëm

Aktuale

Në mungesë të Rexhep Selimit, Vetëvendosje po mendon ta vendosë këtë zyrtar si ministër të brendshëm

Nga: D.RR Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:04
Qeveria Kurti I

Tash pas fitores së Vetëvendosjes, shumë shpejt pritet që kjo e fundit të formojë edhe qeverinë e re me Albin Kurtin në krye.

Ata kanë filluar të mendojnë për personat që do të jenë ministra të rinjë.

Burime të gazetës "Bota sot" kanë thënë se brenda Vetëvendosjes ka një gjuhë të përbashkët që ministrinë e punëve të brendshme ta drejtojë Xhelal Sveçla.

Sveçla ishte zëvendësministër në këtë ministri gjatë qeverisjes së Kurtit në vitin e kaluar, ndërsa ishte ministër në detyrë pas shkarkimit të Veliut.

Të njëjtat burime i kanë thënë "Bota sot" se ky post do të ishte i padiskutueshëm nëse Rexhep Selimi nuk do të ishte në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat