Shkëlzen Maliqi: Dy arsyet kryesore që do ta rikthenin Vjosa Osmanin në LDK!

Aktuale

Shkëlzen Maliqi: Dy arsyet kryesore që do ta rikthenin Vjosa Osmanin në LDK!

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 12:53
Vjosa Osmani

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LVV-së, Haki Abazi deklaroi gjatë ditës së djeshme se Lëvizja Vetëvendosje mund të bëjë koalicion me LDK-në, nëse të njëjtit bëjnë Vjosa Osmanin kryetare të partisë.

Por sa gjasa ka të ndodhë një rikthim i Vjosa Osmanit në LDK?

Publicisti, Shkëlzen Maliqi, tha se diçka e tillë edhe mund të ndodhë por se një rikthim Osmani nuk do ta bënte pa qenë lidere e partisë.

“Sigurisht se mund të ndodh, kthimi i Vjosa Osmanit në LDK, por ajo nuk do të pranonte ta bënte këtë pa qenë vetë liderë e LDK-së. Por a do ta pranonte këtë LDK-ja, pasi pritet që partia ta zgjedh udhëheqësinë e e re dhe aty do të janë njerëz që kanë ambicje personale, nuk do ti dorëzohen lehtë ‘komandës’ se Osmanit. Nga ana tjetër duhet të priten zhvillimet mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, a do të realizohet marrëveshja që Kurti të jetë kryeministër e Osmani Presidente, nese po atëherë s’ka kuptim kthimi i Osmanit në LDK për pesë vitet e ardhshme”

Por Maliqi thekson se ndryshe do të jetë nëse dështon zgjedhja e Osmanit për Presidente dhe shfaqen dallime ideologjike me Albin Kurtin.

Maliqi potencon se në një rast të tillë, Osmani, do të formonte grupin e saj parlamentar dhe pastaj të bashkëpunonte me LDK-në e reformuar.

“Ndryshe do të jetë nëse dështon zgjedhja e Osmanit për presidente dhe shfaqen dallimet ideologjike me Kurtin, si dhe mospajtimet e mundshme rreth dialogut me Serbinë si dhe presionet e SHBA-ve dhe BE-së rreth marrëveshjes me Serbinë. Supozohet se Osmani është me e afërt me SHBA ndërsa Kurti sikur ende i ka ato frikërat nga nënshtrimi skenarëve të Shtëpisë së Bardhë”

“Në atë rast Osmani mund të krijojë grupin e saj parlamentar si bërthamë e LDK të re, dhe pastaj të kërkojë formulën e bashkëpunimit me LDK-në e reformuar. Por edhe ky mund të jetë proces me i gjatë me të panjohura . Por ajo çka pamë në ditën e Shën-Valentin  dhe një ditë pas është se Kurti dhe Vjosa po paraqiten bashkë, kurse ambasadori amerikan i takon ndaras. Kjo mund të jetë domethënëse” deklaroi Maliqi.

Bashkimi i ‘forcave’ mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit i siguroi Lëvizjes Vetëvendosje një fitore të jashtëzakonshme ndërsa LDK-së një humbje të thellë.

Pas kësaj humbjeje kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, dha dorëheqjen dhe i hapi rrugë zgjedhjeve të reja brenda partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat