Qeveria ndanë mjete për punëtorët e arsimit, policët, zjarrëfikësit, mjekët dhe punëtorët teknik

Aktuale

Qeveria ndanë mjete për punëtorët e arsimit, policët, zjarrëfikësit, mjekët dhe punëtorët teknik

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 10:45
Qeveria e Kosovës

Në mbledhjen e Qeverisë në detyrë, është shqyrtuar propozim vendimi për ndarjen e mjeteve shtesë financiare për pagesën e shtesës në pagë për institucione dhe sektorë të ndryshë, për shkak të angazhimit të shtuar në punë dhe në përballje me pandeminë Covid19.

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, ka treguar përfituesit e ndarjes së mjeteve për muajin shkurt dhe mars për disa kategori që nuk kanë qenë të përfshira nëvendimet paraprake.

“Në pikën e parë të këtij vendimi ndahen 3 milionë euro nga 5 milionëshi që e kemi ndarë nga fondi për rimëkëmbjen ekonomike tek Ministria e Arsimit e cila do të paguhet në muajin shkurt, përfshin të gjithë personelin që është i përfshirë në arsmin primar dhe sekondar.

Në pikën e dytë për sektorin e sigurisë, zyrtarët policor ndahen 700 mijë euro është fjala për 350 zyrtarë që nuk kanë qenë të përfshirë në vendimit paraprak.

Në pikën e tretë për sektorin e meregjencave për zjarrëfikësit ndahen në vlerë për 180 mijë euro për pagesën shtesë nga 100 euro për muajin shkurt dhe mars.

Për sektorin social ndahen mjete prej 78 mijë euro për punëtorët aktiv në qendra për punë sociale.

Për sektorin shëndetësor 100 mijë euro për profesionsitët shëndetësor –  për stafin i cili paguhet nga Karitasi, ndërsa në pikën tjetër ndahen 160 mijë euro për punëtorët teknik të sektorit privat, për shërbimin e pastrimit dhe për sigurimin”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat