Lajmërohet Konjufca, e jep një shpjegim interesant pse nuk ishte në fushatë me Kurtin

Aktuale

Lajmërohet Konjufca, e jep një shpjegim interesant pse nuk ishte në fushatë me Kurtin

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 07:12
Glauku Konjufca

Anëtari i Kryesisë së VV’së, Glauk Konjfuca, ka komentuar marrëdhëniet e tij me liderin e këtij subjekti, Albin Kurti.

Ai  në T7 ka treguar nëse marrëdhëniet mes tyre janë ftohur pasi ai e la në vendin e tretë në listën zgjedhore të VV’së dhe në tubime Kurti u pa me Vjosa Osmanin.
 

Konjufca i mohon pretendimet se marrëdhëniet janë prishur dhe ka një shpjegim pse ai nuk ishte së bashku me të në tubime.

“Spo di veç me bo për dite nga një selfie me Albinin. Qe këtu jemi ne zyre jemi shumë mirë tu i bo planet së bashku. Nuk po di çfarë metode tjetër. 10 herë jemi sfidu me këtë. Më 2009 mi patën matur ditët. 12 ditët nuk janë parë Glauku me Albinin. Tash po duket se me orë. Qe 12 ore nuk janë takuar”, thotë ai.

“Prej vitit 2017. Dhe për shkak të çështjeve teknike te zhvillimeve. Kur ka qenë Albini në një anë të Kosovës. Unë kam qenë në tjetrën anë. Kjo ka qenë metodologjia e fushatës së VV’së. Kemi menduar se kur jemi në një vend në të njëjtën kohë, ka qenë humbje efektive e kohës. Kam bërë qindra e qindra tubime po nuk kanë pasur publicitet. Publicitetin e kanë marrë marshet e Albinit me Vjosën. Por duhet ta kuptoni se VV nuk është marrshi i publicitetit. Ato janë mediet që kanë shkuar ku kanë menduar se janë më të rëndësishme. Por vetëm 2% e tubimeve janë mbuluar nga mediet. Çdo parti funksionon sikur ushtri”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat