ShSKUK shpreh ngushëllime për vdekjen e infermieres nga COVID-19: Ishte e jashtëzakonshme

Aktuale

ShSKUK shpreh ngushëllime për vdekjen e infermieres nga COVID-19: Ishte e jashtëzakonshme

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 09:14
Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka shprehur ngushëllime familjes dhe personelit për vdekjen e infermieres së Klinikës së Neurologjisë, Miradije Pllana-Hoti.

Infermierja Pllana-Hoti ishte e infektuar me virusin SARS CoV2.

Nga ShSKUK thonë se për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, Pllana-Hoti u trajtuar për disa ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës i shpreh ngushëllime familjes dhe personelit shëndetësor, me rastin e vdekjes së infermieres së Klinikës së Neurologjisë, Miradije Pllana-Hoti. Ajo ishte e infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u trajtua për disa ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Znj. Miradije ishte një infermiere e jashtëzakonshme, e cila, me përkushtimin më të madh, iu shërbeu pacientëve për vite me radhe”, thuhet në shkrimin e ShSKUK.

Ndërkohë që mbrëmë për vdekjen e infermieres kanë njoftuar nga Sindikata e Infermierëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat