Hoxhiq për votat që ka marrë në komunat me shumicë serbe: Jam krenare për secilën votë

Aktuale

Hoxhiq për votat që ka marrë në komunat me shumicë serbe: Jam krenare për secilën votë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:45
Adriana Hoxhiq

Adriana Hoxhiq nga Partia Komuniteti i Bashkuar thotë se lajmet se ajo ka bërë marrëveshje me Listën Serbe është gënjeshtër, që sipas saj, është bërë nga kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje.

Balje ka akuzuar Adriana Hoxhiqin nga Partia Komuniteti i Bashkuar se kanë fituar vota duke bashkëpunuar me Listën Serbe. Balje tha se iniciativa e Hoxhiqt është krijuar nga një plan i Listës Serbe.

Ndërsa, Hoxhiq thotë se është krenare për secilën votë që e ka marrë, anipse thotë se ka marrë vota edhe nga serbët në komunat në të cilat ajo ka punuar.

“Unë jam krenare për secilën votë që e kam marrë, secila votë ka qenë e besimit për programin tim. I fitoj institucionet ligjore të mirren me kete ceshtje ti tregojnë popullit të IKosovës se kush e ka shkel ligjin e kushtetutën. Kush deri tani i ka mbajtur të uzurpuara vendet e boshnjakëve ne Kuvend, e pse nuk kanë japur asnjë rezultat për këtë komunet. Lus të gjithë që qet terror ndaj qytetarëve e sidomos ndaj komunitet boshnjak të ndërprehet”, tha Hoxhiq.

Ajo i thotë se ai që humb ka të drejtë të idhnohet e të luftojë.

“Ai që humb ka drejtë të idhnohet e tëluftojë, por më  brengosë që gjithë kjo energji për luftën me karrika në parlament, Duda Balje nuk e ka shfrytezu për themelimin e komunave për komunitetin boshnjak. T’kishin luftu kështu për komunitetin boshnjak e jo për vete, atëherë ne tani do t’i kishim komunat boshnjake.

Bashkëpunimi im dhe marrëveshja me Listën serbe për këto zgjedhje është shpifje dhe një mashtrim dhe jo vetëm të komunitet boshnjak i bërë nga  Duda Baljje dhe të tjerët, por ndoshta kjo strategji ka qenë e Dudës Balje dhe nuk ka arrit që qëllimin”,thotë Hoxhiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat