Miftaraj: Paradoksi i Gjykatës Kushtetuese, Pal Lekaj dënohet me kusht, nesër i bën votat të certifikohet si deputet

Aktuale

Miftaraj: Paradoksi i Gjykatës Kushtetuese, Pal Lekaj dënohet me kusht, nesër i bën votat të certifikohet si deputet

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 19:20
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka reaguar pas dënimit me kusht të dy zyrtarëve, njëri nga PDK dhe njëri nga AAK, teksa theksin për ilustrim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e ka vënë tek ky i fundit.

“P.S. Perkunder vendimit te Gjykates Kushtetuese Pal Lekaj nese ka marr vota te mjaftueshme ne zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, mund dhe do te certifikohet deputet i Kuvendit te Kosoves. Paradoksi i Gjykates Kushtetuese apo jo?”, ka shkruar Miftaraj në Facebook-un e tij.

Ai këto komente i ka bërë teksa ka ka kritikuar gjykatat për mos-shpallje të dënimit me burgim efektiv ndaj dy zyrtarëve, në mesin e të cilit është edhe kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Pal Lekaj.

Ky i fundit është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa po shërbente si kryetar i Komunës së Gjakovës, nën akuzën për mashtrim me subvencione dhe ikje nga tatimi.

Gjykata Kushtetuese, pas seancës publike të mbajtur në vitin e kaluar për votën e ish-deputetit Etem Arifaj, ka kërkuar nga KQZ’ja t’i referohet Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, për mandatimin e kandidatëve për deputetë. Në ligjin respektiv, personat të cilët kanë problem me ligjin në tri vitet e fundit nuk kanë të drejtë të kandidojnë për deputet.

Postimi i plotë:

Sot gjykatat themelore denuan dy zyrtare te larte publik per vepra penale korruptive, njeri nga PDK dhe tjetri nga AAK.

Ne te dy rastet, gjykatat shqiptuan denime me kusht. Gjykatat nuk paten guxim dhe kurajo te shpallin denime me burgim efektiv. 

Kodi penal, Kodi i Procedures Penale, udhezuesi i Gjykates Supreme lidhur me politiken ndeshkimore ne Kosove, nuk respektohen dhe zbatohen nga ana e gjykatesve ne rastet e profilit te larte.

Sidoqofte, pozitive nga keto raste eshte fakti se ne asnjeren seance gjykatesit nuk iu kerkuan falje personave te denuar, se paku jo publikisht.

P.S. Perkunder vendimit te Gjykates Kushtetuese Pal Lekaj nese ka marr vota te mjaftueshme ne zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, mund dhe do te certifikohet deputet i Kuvendit te Kosoves.

Paradoksi i Gjykates Kushtetuese apo jo?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat