Pas rezultateve jo të mira në zgjedhje, kërkohet përgjegjësi në PDK

Aktuale

Pas rezultateve jo të mira në zgjedhje, kërkohet përgjegjësi në PDK

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 22:55
PDK

Në PDK janë shtuar zërat që kërkojnë nevojën për më shumë reforma pas rezultatit jo të mirë në zgjedhje.

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Lirak Çelaj thotë se humbja nuk mund të kalojë në heshtje dhe dikush duhet të marrë përgjegjësi për rezultatin.

“Vlerësoj se Partia Demokratike e Kosovës nuk duhet të rrijë e heshtur siç po rri tani. Është një humbje, debakël i partisë dhe duhet të ulemi të diskutojmë se çfarë ka ndodhur dhe çka duhet të veprohet. Dikush duhet të merr përgjegjësi. Ndoshta është ajo që e ka propozuar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovcit që të dorë hiqet e gjithë Kryesia që do të ishte lajm edhe për elektoratin se ne e kemi marrë mesazhin dhe po mendojmë për këtë punë. Pra dorëheqja e Kryesisë dhe zgjedhja e një kryesie të re do të duhej të ishte puna e parë. Por mund të shqyrtohej edhe mundësi e zgjedhjeve të brendshme të partisë që do të mund të organizoheshin brenda një periudhe të caktuar”, deklaroi Lirak Çelaj.

Ndërsa njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani thotë se edhe ndonjë reformë e brendshme e PDK-së vështirë se do të ndryshonte gjendjen në raport me elektoratin ën Kosovë.

“Nuk e shoh se reforma do të përmirësonte rezultatin zgjedhorë pasi popullata është lodhur dhe po kërkojnë diferencimin me partitë politike që kanë qeverisur prej 20 vitesh. Pra reforma e brendshme nuk është i vetmi segment që mund të shpëtojë këto subjekte politike”, deklaroi Blerim Burjani.

Ditë më parë Ramiz Lladrovci ka thënë se dështimi i PDK-së në zgjedhje ishte i paralajmëruar qysh nga viti 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat