Vazhdon refuzimi i zarfeve me fletëvotime nga diaspora, flasin nga KQZ

Aktuale

Vazhdon refuzimi i zarfeve me fletëvotime nga diaspora, flasin nga KQZ

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 13:10
Valmir Elezi

(E plotësuar 13:46) - ​11,800 zarfe nga diaspora janë aprovuar, 4,950 janë refuzuar

Deri më tani nga rreth 16 800 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar rreth 11 800 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar rreth 4 950 zarfe me fletëvotime.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se kanë shënuar progres sa i përket përmbylljes së aktiviteteve të parapara, të cilat duhet të zhvillohen.

Elezi: Janë procesuar në sistem mbi 94 % e të dhënave nga formularët e subjekteve politike

"Nga 2,382 vendvotime janë procesuar në sistem të dhënat nga formularët e subjekteve politike për 2,247 vendvotime (94.33%) dhe të dhënat për formularët e kandidatëve për 1 814 vendvotime (76.15%)", ka theksuar Elezi.

Sipas tij, deri më tani është skanuar lista përfundimtare e votuesve nga 2,292 vendvotime (96.22%).

Ai theksoi se janë duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre.

Elezi: Janë aprovuar rreth 11,800 zarfe me fletëvotime

"Deri më tani nga rreth 16,800 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar rreth 11,800 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzur rreth 4,950 zarfe me fletëvotime. Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme dhe tashmë i kemi bërë të ditura edhe dje. Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide", ka shtuar ai.

Veç tjerash, Elezi ka bërë të ditur se nuk ka afat ligjor për publikimin e rezultateve përfundimtare, ku ka treguar se sa ka zgjatur ky proces zgjedhjeve të kaluara.

Elezi: Nuk ka afat ligjor për publikimin e rezultateve përfundimtare

"Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 2014 dhe 2017, kanë marrë pothuajse të njëjtën kohë për t’u përmbyllur. Nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim të rezultateve KQZ-së i janë dashur 27 ditë më 2014 dhe 28 ditë më 2017. Numri i vendvotimeve të rinumëruara ka qenë 21% - 22% e vendvotimeve. Ndërsa, zgjedhjet e vitit 2019, nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim janë përmbyllur brenda 53 ditëve. Më 2019 procesi ka zgjatur më shumë për shkak të numrit të madh të vendvotimeve të rinumëruara, rreth 90% e tyre apo 2,254 nga 2,547 vendvotime", ka theksuar ai.

Disa nga aktivitetet që po zhvillohen në QNR janë: procesimi i të dhënave të formularëve të rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve politike; skanimi i listës përfundimtare të votuesve; dhe procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës. 

***

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka thënë se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve kanë shënuar progres sa i përket përmbylljes së aktiviteteve të parapara.

Ai tha se këto aktivitete janë të domosdoshme për t’u kryer që KQZ-ja të mund të shpallë rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët.

“Disa nga aktivitetet që po zhvillohen njëkohësisht këtu në QNR janë: procesimi i të dhënave të formularëve të rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve politike; skanimi i listës përfundimtare të votuesve; dhe procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës”.

Elezi ka njoftuar se nga 2382 vendvotime janë procesuar në sistem të dhënat nga formularët e subjekteve politike për 2247 vendvotime (94.33%) dhe të dhënat për formularët e kandidatëve për 1814 vendvotime (76.15%).

“Edhe në skanimin e listës përfundimtare të votuesve, e cila ka shërbyer që votuesit të nënshkruhen në ditën e zgjedhjeve, ka progres të theksuar. Deri më tani është skanuar lista përfundimtare e votuesve nga 2 292 vendvotime (96.22%). Siç e kemi bërë të ditur ky skanim është i domosdoshëm për të na sigruar nëse ka ose jo raste kur ndonjë votues ka votuar në vendvotimin e tij të rregullt, por edhe në vendvotimin me kusht”.

Po ashtu, shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre, të cilat janë pranuar gjatë periudhës së votimit përmes postës.

“Ky proces verifikimi do të na ndihmojë që të japim përgjigje se sa është numri i saktë i fletëvotimeve nga jashtë vendit”.

“Deri më tani nga rreth 16 800 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit janë aprovuar rreth 11 800 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar rreth 4 950 zarfe me fletëvotime”.

Elezi ka thënë se arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme dhe se tashmë i kanë bërë të ditura edhe dje.

“Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit.

Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jovalide”.

Po ashtu, Elezi ka thënë se ka vendvotime që janë duke iu nënshtruar procesit të auditimit dhe se nesër do të ketë raport se sa do të jetë numri i tyre.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit shpallen kur këto procese të kenë përfunduar meqë nuk ka një afat ligjor se kur duhet të shpallen ato.

Në zgjedhjet e vitit 2014 rezultatet u shpallën 27 ditë pas ditës së zgjedhjeve. Ndërsa, në vitin 2017 rezultatet u shpallën 28 më pas.

Numërohen afër 17 mijë vota të diasporës, numër i lartë i votave të parregullta

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon numërimi i votave që kanë ardhur nga diaspora.

Sipas të dhënave të fundit të QNR-së, deri dje janë numëruar në total 16730 vota.

Prej numrit total të votave, 11788 janë aprovuar kurse 4942 janë refuzuar.

Arsyet e refuzimit të votave janë të ndryshne. 1618 votues janë refuzuar në peridhën e aplikimit, 182 janë refuzuar pasi kanë dërguar 2 herë fletvotimet e tyre.

696 vota janë refuzuar për shkak të të statustit të votuesve të paidentifikueshëm ose për arsye të votimit grupor.

Gjithashtu, 274 raste të refuzimit nuk kanë dërguar dokumente valide dhe pjesa tjetër prej 2172 nuk kanë aplikuar në peridhën e caktuar për aplikim.

Sipas QNR-së, numri më i madh i votave po refuzohet për arsye se disa familje kanë futur votat në të njëjtin zarf.

Numërimi i votave nga diaspora do të vazhdojë deri në përfundimin e tyre prej kur edhe pritet që të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat