Ramë Likaj: Falemnderit nga zemra secilit votues, do t’ua kthejë me punë të ndershme

Aktuale

Ramë Likaj: Falemnderit nga zemra secilit votues, do t’ua kthejë me punë të ndershme

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 18:42
Ramë Likaj

Ramë Likaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përmes një statusi ka falenderuar të gjithë votuesit për besimin e dhënë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Likaj pret rezultatet e KQZ-së për të kuptuar nëse ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

“U jam përjetësisht mirënjohës, të gjithë votuesve të mi për besimin dhe do të mundohem që këtë besim t’ua kthej me punë të ndershme në cilëndo detyrë që do ta ushtroj tash e tutje, ashtu siç kam bërë gjithmonë”, ka shkruar mes tjerash ai, transmeton IndeksOnline.

Shkrimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të nderuar votues të AAK-së dhe votues të mi,

Ju falënderoj për kulturën e lartë të treguar në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën javën e kaluar!  

U jam përjetësisht mirënjohës, të gjithë votuesve të mi për besimin dhe do të mundohem që këtë besim t’ua kthej me punë të ndershme në cilëndo detyrë që do ta ushtroj tash e tutje, ashtu siç kam bërë gjithmonë.

Faleminderit nga zemra secilit votues!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat