Donika Gërvalla nuk u lejua brenda sallës së LDK-së: Ata mund të kenë edhe armë

Aktuale

Donika Gërvalla nuk u lejua brenda sallës së LDK-së: Ata mund të kenë edhe armë

Nga: H.O. Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 21:05
Pamje nga video

Kandidatja për deputete nga Lista e Vjosa Osmanit, Donika Gërvalla ishte përjashtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke mos u lejuar të hynte brenda një salle ku po mbahej një mbledhje e kësaj partie.

Jashtë sallës qëndronte edhe Vjosa Osmani e cila priste për të hyrë brenda në mbledhje.

Gërvalla kishte kërkuar disa herë për të hyrë brenda dhe mbante në duar ftesën për mbledhje, mirëpo ishte sigurimi ai që ndaloj hyrjen e saj.

Në videon e ripublikuar në media, ajo kishte kërkuar nga sigurimi që të kontrollonte qantën e saj dhe i kishte këshilluar të kontrollonin edhe ata që qëndronin brenda se mos kishin armë./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat