​Lenjani shpreh shqetësimin: Emergjenca e mbipopulluar

Aktuale

​Lenjani shpreh shqetësimin: Emergjenca e mbipopulluar

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 12:15
Basri Lenjani

Deklarimi nga ministri në detyrë Armend Zemaj dhe nga përfaqësuesit e tjerë të institucioneve shëndetësore se situata me pandeminë është nën kontroll ka nxitur reagimin e Basri Lenjanit, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK.

Ai tha se emergjenca është e mbipopulluar me persona që kërkojnë shërbime, derisa tha se sukseset e prezantuara i sheh me mëdyshje.

"Shqetësimi i shërbimeve emergjente është për sëmundjet të cilat po presin për procedurë dhe veprime mjekësore. Është mbipopullim, të mendojmë për të sëmurët që kanë nevojë për intervenime. Agjencitë që po i tregojnë sukseset, unë i shoh me mëdyshje.

Ejani vizitoni Emergjencën ku është mbipopulluar me persona që kërkojnë shërbime", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat