Ahmetaj: Më 19 shkurt kemi marr një kontingjent të zarfeve nga DHL

Aktuale

Ahmetaj: Më 19 shkurt kemi marr një kontingjent të zarfeve nga DHL

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 15:10
Burim Ahmetaj

Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve bëri të ditur se pas afatit të rregullt kanë pranuar edhe disa zarfe të supozuara me vota nga diaspora nga posta DHL.

Ai pas kërkesës së anëtarëve të LVV në KQZ për të marrë informata rreth këtyre pakove me vota nga diaspora njoftoi se më 19 shkurt kanë pranuar një kontingjent me zarfa nga DHL

“Sekretariati nuk ka ndonjë procedurë apo vendim t’i pranojë ato ose jo. Më 19 kemi pranuar një kontingjent me zarfe… Sekretariati i ka pranuar nga DHL. Nga posta tjera kemi kërkesa që t’i pranojmë dhe jemi në proces e sipër dhe sigurisht se do të  veprojmë njëjtë sikur me DHL”, tha Ahmetaj.

Më tej, ai shtoi se për pranimin pas afatit nuk kanë pasur ndonjë vendim të KQZ.

“Jemi në komunikim dhe do  të veprojmë njëjtë…”, tha Ahmetaj, duke shtuar se ato janë zarfe që janë për KQZ, ndonëse kanë arritur pas afatit.

Ai i është kundërpërgjigjur Kurteshi në lidhje me kritikat për mos punë në QNR.

“Janë procesuar të gjitha me kohë dhe nuk kemi shkelje as të afatit e as të kohës. Pse nuk fillon procesin i numërimit të votave me kusht, sepse duhet të bëhen kontrolle. Ka votues që kanë votuar dy herë. Një herë me postë e pastaj me kusht në Kosovë”, ka thënë Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat