Gjinovci: Pse po mendoj që ambasadat perëndimore në Kosovë janë pro Listës Serbe?

Aktuale

Gjinovci: Pse po mendoj që ambasadat perëndimore në Kosovë janë pro Listës Serbe?

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 12:41
Rron Gjinovci

Analisti politik, Rron Gjinovci ka thënë se po i shkon mendja se ambasadat e vendeve perendimore në Kosovë janë pro Listës Serbe.

Gjinovci ka pyetur në Twtter se pse ato po heshtin karshi veprimeve të Listës Serbe për të marrë në grupin e saj parlamentar më shumë deputetë sesa që i takojnë.

“Pse e kam këtë mendim blasfemik që Ambasadat perëndimore në Kosovë janë pro Listës Serbe? Pse heshtin akoma?”, ka shkruar Gjinovci.

Ambasadat e vendeve të QUINT-it ende nuk janë deklaruar zyrtarisht lidhur me këto përpjekje të Listës Serbe.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, mbrëmë në një intervistë  T7 tha se janë duke i studiuar këto veprime, por aktualisht nuk kanë ndonjë konkludim.

“Jemi duke i studiuar krejt këto. Nuk jemi të verbër. Momentalisht nuk kam ndonjë konkludim, por dëshiroj të bëjë një dallim në mes të ndërtimit të aleancave politike dhe përdorimit të metodave të pavend, përfshirë frikësimin, zhvatjen për forcimin e pozitës politike. Mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë i marrin këto çështje me shumë seriozitet dhe jemi duke i vëzhguar ato me shumë vëmendje”, tha Kosnett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat