11 të arrestuarit e rastit “Subvencioni 2021” dalin para Gjykatës

Aktuale

11 të arrestuarit e rastit “Subvencioni 2021” dalin para Gjykatës

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 10:00
Para Gjykatës

Seanca gjyqësore ishte paralajmëruar për në orën 09:00, e cila pritet të jetë e mbyllur për medie. Kështu, rastin do ta gjykojë gjyqtari Naser Foniqi.

Të mërkurën për dyshimet për marrie ryshfeti lidhur me subvencionet në bujqësi janë arrestuar 11 persona, ndërsa edhe gjatë së enjtes janë arrestuar edhe nëntë persona të tjerë, por nën dyshimin për dhënie të ryshfetit për të marrë subvencionet nga Ministria e Bujqësisë.

Kurse Prokuroria Themelore në Prishtinë ua ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh 11 të të arrestuarve të aksionit policor të së mërkurës.

Image
Para Gjykatës

Nga bastisja e realizuar, më 24 shkurt 2021, në komunat: Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Istog e Lipjan, me aktvendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar personat me inicialet S.SH., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., SH.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe ai është liruar në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat