Skender Hyseni: Lajçak më përsëriti se nëse vazhdon dialogu me këtë kornizë do të arrihet marrëveshja me Serbinë

Aktuale

Skender Hyseni: Lajçak më përsëriti se nëse vazhdon dialogu me këtë kornizë do të arrihet marrëveshja me Serbinë

Më: 2 mars 2021 Në ora: 21:10
Skender Hyseni

Skender Hyseni, Koordinator Shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, në “Rubikon” ka thënë se gjatë ditës së sotme pati takim me emisarin e veçantë për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Hyseni u shpreh se me Lajçakun pati një diskutim përmbajtësor për dialogun, i cili shtoi se dialogu i rinisur në korrik ka bërë përparim të ndjeshëm në trajtimin e elemtenteve kryesor të marrëveshjes që duhet të rezultonte me njohjen reciproke.

“Nuk e di nga ka ardhur përdshtypja se nuk kam pasur takim me Lajçakun. Kisha një takim sot me emisarin e veçantë, një takim përmbajtësor dhe donte të dinte prespektivën se si e shohim procesin e dialogut të nisur në korrik. Dhe kishte ardhur për të mësuar për pikëpamjet e liderëve të partive e në veçanti të partisë fituese.

Duhet të thuhet se dialogu i rinisur në korrik ka bërë përparim të ndjeshëm në trajtimin e elemtenteve kryesor të marrëveshjes që do të çojnë në njohjen reciproke.

Jemi kujdesur që të paraqesim dhe të imponojmë te ndërmjetësi një kornizë gjithpërfshirëhese që duhet t’i përmbaj një marrëveshje eventuale, dhe që nuk duhet të prek territorin.

Gjatë disa raundeve janë arritur pajtime për zbardhjen e fatit të pagjeturve, çështje e të zhvendosurve dhe e marrëvdhënieve ekonomike”, tha ai.

Koordinator Shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi tha “Lajçak më përsëriti që nëse vazhdon procesi në atë kornizë që është filluar për pak muaj mund të arrihet marrëveshja”.

“Unë shpresoj edhe pas ndërprerjes qeveria e ardhshme do ta vazhdoj aty ku e kemi lënë procesin e dialogut. Lajçak më përsëriti që nëse vazhdon procesi në atë kornizë që është filluar për pak muaj mund të arrihet marrëveshja.

Unë shpresoj shumë që cilado qeveri qoftë do ta ketë pjekurinë dhe do ta kuptoj në thelb domosdonë e zgjidhjes se kontekstit historik e politik me Serbinë”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat