Familja e Haki Imerit: Ky vit do të jetë plotë befasi, Gjykata Speciale po rrin e heshtur, por...

Aktuale

Familja e Haki Imerit: Ky vit do të jetë plotë befasi, Gjykata Speciale po rrin e heshtur, por...

Nga: N.Sh Më: 2 mars 2021 Në ora: 21:22
Haki Imeri

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, thonë se ky vit do të jetë plot befasi.

Familja Imeri përmes një postimi në Facebook, thonë se vizita e emisarit për dialogun Kosovë-Serbi ka domethënie specifike për Kosovën e pas referendumit.

Sipas tyre, ai ka dhënë një mesazh që të bëhet Qeveria e re.

Ata e kanë komentuar edhe heshtjen e Gjykatës Speciale duke thënë se kjo nënkupton që ka zhvillime të reja.

Postimi i plotë:

Vizita e Lajçakut ka një domethënie specifike në Kosovën e pas referendumit.

Mesazhi i tij për liderët e rinj ishte i qartë. Formimi i qeverisë së re duhet të bëhet sa më parë që është e mundur shteti nuk duhet të lihet më në duart e njerëzve jo-legjitim. (HOTI-KOTI)

Ky vit do të jetë plot befasi për të mirë! Gjykata Speciale po rrinë e heshtur por heshtja e saj do të nënkuptonte zhvillime të reja për sa i përket drejtësisë😉.

Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani janë në ballë të betejës për ndërtimin e shtetit, ne jemi në mbështetje të tyre pa-rezervë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat