Numri rekord i votuesve nga diaspora, KQZ tregon arsyen e rritjes

Aktuale

Numri rekord i votuesve nga diaspora, KQZ tregon arsyen e rritjes

Më: 2 mars 2021 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, ka folur rreth rritjes së numrit të aplikuesve për të votuar në zgjedhjet e fundit të mbajtura në vendin tonë.

Ai ka thënë se kjo rritje ka ardhur pas lehtësimeve që KQZ-ja ka bërë në procedurat për të aplikuar si votues në zgjedhjet në Kosovë.

“Në zgjedhjet paraprake, numri i aplikuesve për të votuar ka qenë më i vogël. Pastaj, në vitin 2019 kemi pasur mbi 40 mijë aplikues për të votuar, ndërsa në vitin 2021 kemi një rekord të aplikimeve që kemi pranuar nga jashtë, mbi 100 mijë, e të cilat besojmë se janë rritur pas lehtësimeve që kemi bërë për të aplikuar”, ka thënë Elezi.

Kujtojmë se numërimi i votave nga jashtë dhe atyre me kusht nuk ka përfunduar ende zyrtarisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat