Grenell: Pse Kurti po flet për zhbërjen e shtetit të vet?!

Aktuale

Grenell: Pse Kurti po flet për zhbërjen e shtetit të vet?!

Më: 4 mars 2021 Në ora: 17:12
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Ish-emisari i Donald Trump, Richard Grenell ka kërkuar nga administrata e Joe Biden që të dënojë deklaratat e Albin Kurtit për bashkim me Shqipërinë.

Grenell ka shpërndarë një artikull të EuroNews ku lideri i Vetëvendosjes thotë se do të votonte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Postimi në Twitter:

“Kjo duhet të dënohet nga Joe Biden dhe administrata e tij.

Pse Albin Kurti po diskuton për zhbërjen e shtetit të tij”, shkruan Grenell në Twitter.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat