Haradinaj: Duke ecur rrugëve të familjes Jashari arrijmë lirinë e plotë dhe forcojmë Kosovën

Aktuale

Haradinaj: Duke ecur rrugëve të familjes Jashari arrijmë lirinë e plotë dhe forcojmë Kosovën

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:40
Homazhet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se vetëm në rrugën e familjes Jashari do të arrihet liria e plotë dhe forcimi i Kosovës.

Pas homazheve që bëri në Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së familjes Jashari, në 23-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Haradinaj tha se kjo ditë është me rëndësi për gjithë kombin shqiptar, por edhe rajonit.

Haradinaj: Duke ecur rrugëve të tyre do të arrijmë lirinë e plotë dhe forcojmë Kosovën

“Jemi në vendin e shenjtë në Prekaz bëjmë nderime aty ku po shihni heronjtë tanë, baçi Shaban, komandanti Legjendar, Adem Jashari, Hamëz Jashari, familja Jashari. Një ditë që është me rëndësi jo vetëm për familjen Jashari por edhe për kombin tonë. Të bindur se duke ecur rrugëve të tyre do të arrijmë lirinë e plotë dhe forcojmë Kosovën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat