Reagon edhe Haradinaj pas skandalit me vota, ka këtë kërkesë

Aktuale

Reagon edhe Haradinaj pas skandalit me vota, ka këtë kërkesë

Nga: M.H Më: 8 mars 2021 Në ora: 11:41
Ramush Haradinaj me gruan e tij

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebok, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e fundit për skandalin e votave.

Haradinaj shkruan që i falënderon të gjithë ata që kanë punuar në mënyrë të rregullt në këto zgjedhje, përcjell “Bota sot”.

Mirëpo ai uron dënime meritore për ata që kanë keqpërdorur atë duke ftuar kështu organet e drejtësisë të hetojnë çdo parregullësi.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Të gjithë meritorët që zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë të rregullta dhe me standarde të larta demokratike, i falënderoj nga zemra.

Manipuluesit kushdo qofshin dhe për interesa të kujtdo qofshin, ju uroj dënime meritore.

Ftoj organet e drejtësisë të hetojnë parregullsitë dhe të marrin masat e duhura konform ligjit.

Pluralizmi dhe demokracia e brendshme në Aleancë janë të shenjta.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat