A duhet të rinumërohen votat?

Aktuale

A duhet të rinumërohen votat?

Më: 9 mars 2021 Në ora: 17:56
Ilustrim

Kandidatët për deputet nga të gjitha partitë politike në Kosovë, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, kanë kërkuar të rinumërohen votat që morën më 14 shkurt, nën dyshimet se ka pasur vjedhje të tyre.

Njëri ndër ta ishte edhe kandidati për deputet i AAK-së, Bekë Berisha, i cili ka kërkuar rinumërim total të të gjitha votave në nivel vendi, pas daljes së disa parregullsive.

“Një rinumërim total do të hiqte dilemat e të gjithëve. Nuk ka veq pak drejtësi. Nuk duhet te lejohet keqpërdorimi i asnjë vote.”, ka thënë Berisha.

Mendim të njejtë dha edhe Alma Lama, kandidate për deputete nga LDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit, e cila kërkoi rinumërim të votave.

Përmes një shkrimi në Facebook, Lama ka thënë se procesi zgjedhor do të jetë i rregullt nëse KQZ, vendos të rinumërojë votat e kandidatëve nëpër subjekte politike.

Edhe nga Partia Demokratike e Kosovës pati kërkesa për rinumërim të të gjitha votave.

Një gjë të tillë e bëri ish-deputetja dhe kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit Xhevahire Izmaku.

“Rinumërim për të konfirmuar çdo votë sepse ka shumë dyshime që këto storje kanë ndodh në çdo parti, të Fortit për të Fortit..!

Kush na garanton që s’kanë ndodh të tilla blerje dhe secili nga ne që ishim ne prag, nuk u dëmtua, nuk ju “ndal” hezi që të ecë tjetri ose tjetra!

Rinumërim pra!”, shkroi ajo.

Ndër kandidatët e shumtë të partive që kërkuan rinumërim të votave ishin edhe nga Aleanca Kosova e Re. AKR përmes një njoftimi kërkoi nga Komisioni Qendror Zgjedhor rinumërim të fletëvotimeve në të gjithë territorin e Kosovës, nën dyshimin se rezultatet brenda kësaj liste janë manipuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat