Azem Vllasi flet për zhvillimet dramatike në LDK: Ja për çfarë ka nevojë kjo parti

Aktuale

Azem Vllasi flet për zhvillimet dramatike në LDK: Ja për çfarë ka nevojë kjo parti

Më: 9 mars 2021 Në ora: 23:24
Azem Vllasi

Se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka marrë ‘teposhtëzen’ u konfirmua edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit, derisa siguroi vetëm 12.64% të votave.

E këtë të diele, Kuvendi Zgjedhor i kësaj partie pritet të zgjedhë kryesinë e re.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi konsideron se LDK ka nevojë për kuadro të reja, më kreativ e ambicioz.

“Mund të ketë edhe kandidatë tjerë. LDK, madje jo vetëm në krye por në gjitha nivelet, ka nevojë për kuadro të reja, mirë të arsimuar, kreativ, ambicioz, me ide të reja dhe të aftë pët t’u ballafaquar me sfida të reja”, ka thënë Vllasi.

Sipas tij, LDK ka një histori të mirë në epokën e pluralizmit por tani është koha që kjo parti të fokusohet tek funksionalizimi i shtetit.

“LDK si parti e parë në epokën e pluralizmit demokratik e ka një histori të mirë. Por koha po sjell sfida të reja. Nuk jetohet nga fama e vjeter. Nëse LDK kishte merita për pavarsimin e Kosovës dhe formimin e shtetit, që nuk kontestohet, tani duhët t’i përkushtohet funksionalizimit të shtetit me vlera evropiane, sundimit të ligjit, stabilitetit dhe sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve. Vetëm kështu mund të riparohet nga rënia që pësoi në zgjedhjet e fundit dhe në radhët e veta të tërheq gjenerata të reja”, theksoi Vllasi.

Vllasi thotë se nëse kjo parti nuk pëson ndryshime atëherë do të margjinalizohet edhe më shumë.

“Mbetet të shohim si do të jetë. Por, nëse shumqka nuk ndryshon si në aspektin programor ashtu edhe kadrovik, LDK do të margjinalizohet edhe më shum se tani”, ka shtuar ai.

Ndryshe, janë Anton Quni, Lumir Abdixhiku si dhe Lutfi Haziri ata që kanë shprehur ambisie për të marrë nën drejtim Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat